Celebrities Gossip Showbiz

Kush është personi i veçantë që shoqëroi Norën në koncert?

Nora Istrefi prej shumë vitesh është ndër më të pëlqyerat e showbiz-it tonë. Edhe pas kaq shumë vitesh në skenë, këngëtarja vazhdon të nxjerrë këngë shumë të pëlqyera dhe të mbetet mjaft seksi. Së fundmi, në sezonin e verës, ku gjithë këngëtarët janë të angazhuar me koncerte, Nora ka patur një të tillë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjilanit.

Këngëtarja seksi ka zbuluar shoqëruesen e saj në këtë koncert dhe është pikërisht, vajza e saj e vogël. Renne duket të jetë rritur mjaftueshëm sa për të shoqëruar mamanë e saj në mbrëmjet ku ajo këndon.

Teksa ka publikuar një Instastory ajo tregon disa momente në prapaskenë me vajzën e saj, teksa shkruan:

Renee e bukur. Kush ka ardh me mamin n’koncert!

Vogëlushja gjithashtu ka ndjekur të ëmën e saj, teksa këndon në skenë.

Nora nuk përflitet asnjëherë për skandale, teksa prej vitesh ajo ka arritur ta marrë vëmendjen e saj me anë të hiteve muzikore që ka bërë prej vitesh. Së fundmi, këngëtarja erdhi në bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon, një bashkim shumë i veçantë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ‘Ay Caramba’ numëron miliona klikime në YouTube.