Celebrities Gossip Showbiz

“Kush të ndau prej meje”, Bruno paralajmëron surprizën…

Grupi i ‘Threedots” padyshim që kudo që shkojnë krijojnë një atmosferë tepër emocionuese dhe shumë festive. Kjo nuk ndodh vetëm për faktin se janë artistë shumë të mirë, që jo vetëm prodhojnë muzikë të mirë, por dhe interpretojnë shumë bukur këngë të artistëve të tjerë.

Në këtë lajm do të flasim për njërin prej djemve dhe bëhet fjalë pikërisht për Brunon. Edhe pse kohëve të fundit ai nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të tijat muzikore, këngëtari dhe kantautori ka pyetur publikun nëse duhet të publikojë këngën e tij të re të cilën e ka gati. “Kush të ndau prej meje” është tanimë gati dhe Bruno na ka treguar një copëz të vogël të nga ajo që pritet të vijë.

Dhe ne mund të themi me plot gojë se po  e presim me padurim projektin e rradhës të tij!

Rikujtojmë se, në qershor të këtij viti grupi i ‘Threedots”, Klajdi, Bruno dhe Flori sollën bashkëpunimin e tyre që padyshim ishte një nga hitet më të pëlqyera të kësaj vere. “Nina” dëgjohej kudo në makina, koncerte përgjatë gjithë verës. Gjithashtu projekti muzikor i çunave arriti të qëndrojë për disa javë në krye të “The Top List” dhe në “Top 5”. Kënga tanimë numëron mbi 25 milion klikime në platformën YouTube.