Aktualitet Politikë

Kuvendi miraton Statutin e ri! Basha merr postin e kreut të Grupit Parlamentar!

Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur të shtunën nga kreu i saj Lulzim Basha ka miratuar të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes u miratua neni 48 që i jep Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Po ashtu është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990.

“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në statutin që pritet të miratohet sot.

Ndërsa ne nenin 48 theksohet se kur PD do te jete një parti në qeverisje ky funksion do t’i nënshtrohet votimit te fshehtë dhe kandidati do të propozohet nga kryetari i PD-së.

Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas përplasjeve të forta me Gazment Bardhin, duket se përkrahësit e Bashës kanë gjetur mënyrën se si ta largojnë atë ërfundimisht nga funksionet partiake.