Showbiz

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods sërish mike

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë hasur rastësisht në një klub nate në Hollywood teksa ishin të pranishme në festën e një mikeje të përbashkët.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “TMZ” se vajzat nuk e shmangën njëra-tjetrën përkundrazi qëndruan së bashku sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ato biseduan si në kohët e vjetra dhe injoruan totalisht Trista Thompson i cili gjithashtu ishte i pranishëm në festë.

A do t’i kthehen ato miqësisë së dikurshme? Kjo mbetet ende për tu parë. Kujtojmë se 6 muaj më parë Jordyn Woods u kap mat duke puthur Tristan Thompson, ish-partnerin e motrës së saj, Khloe Kardashian.