Showbiz

Labinot Gashi së shpejti baba, zbulon gjininë e fëmijës

Moderatori simpatik Labinot Gashi së shpejti pritet të bëhet baba dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.

Ai dhe bashkëshortja e tij Qëndresa janë duke shijuar disa ditë pushimi në Ulqin ku duket se ata kanë qenë gati për të ndarë me publikun edhe gjininë e foshnjes.

Nëpërmjet një postimi në historinë e Instagram-it, Labinoti ka shfaqur një ‘selfie’ ku ai dhe Qëndresa po shijojnë mbrëmjen e pushimeve të tyre ndërkohë që në të shkruan: “Unë dhe këto të dyja”,-duke nënkuptuar se çifti do të bëhen prindër të një vajze.