Showbiz

Lana Del Rey sulmohet nga një fans i çmendur

Pas një koncerti që shënonte hapjen e turneut të saj muzikor në Los Angeles, Lana Del Rey është sulmuar nga një fans i çmendur.

Dikush po xhironte këngëtaren teksa dilte nga prapaskena për t’u larguar dhe kamera ka kapur një individ të paidentifikuar teksa kapërcente kangjellat për t’ju hedhur sipër.

Të gjithë të pranishmit që po fotografonin këngëtaren janë tmerruar nga veprimi i papritur i personit i cili dukej sikur po fluturonte në ajër para se të sulmonte Lana-n.

Forcat e sigurisë kanë hyrë menjëherë në sulm për të ndaluar individin ndërsa ende nuk ka raportime mbi shëndetin e këngëtares.