Gossip Showbiz

Lei Kraja shpreh se është “pro-Rama”, shokon me deklaratën: “Më pëlqen!”

Një vajzë e cila nuk preferon të ekspozohet shumë nëpër intervista është Lei Kraja, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në një ndër emisionet më të ndjekur, “Pushime On Top”.
Ku përpos detajeve rreth jetës së saj private dhe largimit nga programi i humorit “Portokalli” ajo ka shprehur dhe një fakt, i cili ishte paksa shokues. Për vetëm faktin e mënyrën në të cilën bukuroshja është shprehur.
Bëhet fjalë për Kryeministrin Edi Rama, për të cilin Lei ka shprehur se është ‘pro-Rama’, ama nuk e zbuloi kurrsesi se për kë shkoi vota e saj më datë 25 prill.
Gjithsesi, ajo tregoi se ka shumë dëshirë që të marrë në intervistë Ramën, kjo ka disa arsye të cilat nisin me faktin se ai është i shenjës gaforre në horoskop, njejtë si Kraja. Gjithashtu ajo shtoi duke thënë se i duket “nice” dhe e cilëson si një ndër politikanët më sharmant të vendit.

Më pëlqen si vishet Edi Rama, më pëlqen Edi rama si politikan. Nuk e them kë votova, por më pëlqen.