Aktualitet Politikë

Rama bëri thirrje opozitës për reformat anti-korrupsion, Bardhi: Nuk i përgjigjem asnjë ftese!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar sot ftesën e Kryeministrit Edi Rama për një projekt-rezolutë që lufton korrupsionin, thellon reformat për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, etj.

Në lidhje me këtë propozim të Ramës, Bardhi tha se nuk mund të ketë përgjigje nga opozita për diçka që nuk e ka parë.

“Nuk i përgjigjem asnjë ftese të Ramës, kur kjo çështje te jete çështje e Kuvendit, te jetë pjesë e procedurave Parlamentare, pa diskutim do keni edhe qëndrimin e grupit të PD”, theksoi ai.

“Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të Ramës, kur kjo çështje te jete çështje e Kuvendit, te jetë pjesë e procedurave Parlamentare, pa diskutim do keni edhe qëndrimin e grupit të PD. Kur të jetë pjese e axhendës së Parlamentit pa diskutim që do keni përgjigjen tonë. Është folur që do ngrihet një komisionin i posaçëm, ne nuk e dimë se çfarë është ky komisioni i posaçëm. Nuk mund të përgjigjem për një gjë që nuk është ende në procedura parlamentare, që grupi ynë nuk e ka pare dhe vlerësuar, dhe sigurisht nuk mund te ketë një qëndrim. Nuk mbajmë qëndrimet për retorika politike, mbajmë qëndrime mbi iniciativa në Kuvend. Meqenëse Rama foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite në opozitë, sa i takon ecurisë së Shqipërisë në integrimin drejt BE, Shqipëria nuk ka patur”, u shpreh Bardhi.

Lidhur me këtë çështje reagoi më herët edhe Ambasada Amerikane në Tiranë!

Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.