Celebrities Gossip Showbiz

Leku letër! Capital T tregon ‘bishën’ e tij më të re…

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

E padyshim që një artist kaq i suksesshëm me kaq shumë vite karrierë e me plot koncerte ka mundësi t’i plotësojë vetes lukse për sa i përket anës monetare. Siç ka bërë së fundmi ku teksa ka postuar në rrjete sociale disa foto ai ka treguar ‘bishën’ e tij më të re, një makinë të tipit Lamborghini. Krahas, Kapo e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin:

701 kuaj tu nga rrugve

I ftuar pak ditë më parë në ‘Pardon My French”, reperi nuk tha pak ekskluzivitete. Fillimisht, intervista nisi me një pyetje paksa ngacmuese për Kapon lidhur me sa personale janë këngët e tij. Reperi u përgjigj se shumica prej tyre kanë një pjesë personale të tijën.

Çfarë projektesh duhet të presim nga Capital T në të ardhmen dhe a do të kemi ndonjë bashkëpunim surprizë? Reperi na zbuloi jo vetëm dy emra, por një prej tyre është me një emër shumë të njohur në tregun muzikor gjerman.

Artisti gjithashtu nuk ngurroi të fliste për jetën personale dhe filmin britanik ku do të jetë pjesë.