Showbiz

Letra e dashurisë së Tupac për Madonnën del në ankand me një shumë marramendëse

Mbretëresha e muzikës pop Madonna e humbi gjyqin për të fituar të drejtën mbi letrën e dashurisë që Tupac i shkroi gjatë kohës kur ishte në burg në vitin 1995.

Tashmë kjo letër e cila është bërë publike kohë më parë, do të dalë në ankand për 100 mijë dollarë dhe pritet të shitet për 300 të tilla.

Paratë e fituara do të shkojnë për bamirësi për fondacione të ndryshme jo fitimprurëse të cilat kanë si qëllim ndihma të për fëmijët jetim dhe ata me aftësi të kufizuara.