Showbiz

Liam Hemsworth konfirmon lidhjen e tij të re

Aktori australian Liam Hemsworth ka hedhur një herë e mirë pas krahëve historinë e tij 10-vjeçare me këngëtaren Miley Cyrus.

Tashmë ai është në një lidhje të re dhe nuk ka aspak frikë ta ekspozojë atë në publik. Ai është në një marrëdhënie me modelen australiane Gabriella Brooks dhe dyshja janë fotografuar së fundmi gjatë një dite në plazh.

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime ndërkohë që gjërat mes tyre po avancojnë shumë shpejt.

Liam e ka prezantuar Grabriellën edhe me familjen e tij madje ata kanë drekuar të gjithë së bashku.