Showbiz

Live From Tirana/ Fotografi Gent Onuzi zbulon punën e tij 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme në programin e mëngjesit të TAR, “Live From Tirana” me Jonidën dhe Koradon kishim të ftuar special fotografin e mirënjohur Gent Onuzin.

Gjatë intervistës së tij Genti zbuloi për publikun se si ka qenë puna e tij 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Fotografi ka punuar për një kohë shumë të gjatë pranë figurave të shquara të politikës si Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj si dhe Kreun e Opozitës Lulzim Basha.

Për herë të parë gjatë intervistës radiofonike Genti rrëfeu eksperiencën e tij profesionale me personazhet e lartpërmendur dhe strategjitë e gjithësecilit për realizimin e fotove.

“Kryeministri është perfeksionist, tregon kujdes kundrejt çdo detaji ndërsa me Lulzim Bashën puna ka qenë më e lehtë pasi kërkesat e tij në realizimin e fotove janë të përgjithshme” -u shpreh ai.

Më pas Onuzi tha se puna me Lali Erin ishte një sfidë e vërtetë pasi Kryetari i Bashkisë së Tiranës është një ‘workoholic’, pra i fiksuar pas punës. “Nuk kam lënë cep të Tiranës pa fotografuar” -përfundoi ai duke shtuar se oraret e punës ishin më të gjata gjatë kohës që ka qenë i përfshirë në projektet e Erion Veliaj.