Showbiz

Live From Tirana/Gent Onuzi tregon sekretet e fotos perfekte për rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë masivisht të përdorura pasi të gjithëve na pëlqen të shfaqemi ndryshe dhe të postojmë fotot më të bukura të shkëputura nga copëzat e jetës sonë.

Megjithatë, të qenurit ndyshe është më e vështirë në ditët e sotme ku shumica ka të njejtat mjete dhe stil për shkrepjen e fotove.

Në Live From Tirana, fotografi i famshëm Gent Onuzi zbuloi disa sekrete që bëjnë diferencën për të patur foto perfekte në rrjetet sociale e për ta shndërruar profilin tuaj online në më të veçantin.

Genti rrëfeu se 2 janë oraret më të përshtatshme për të bërë foto, mëgjesi dhe muzgu pasi ngjyrat gjatë këtyre momenteve janë më të forta dhe i japin fotos më tepër estetikë.

Ai shtoi se në fotot ku shfaqni bustin është i rëndësishëm pozicioni trekëndësh i duarve apo i këmbëve pasi është më tërheqës për syrin.