Celebrities Gossip Showbiz

Loredana zhduket shpesh dhe për këtë ka një arsye shumë ‘sekrete’…

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është një Instastory ku me anë të një shkrimi na ka treguar arsyen se përse Lori ‘zhduket’. Në fakt është e gjitha një shaka për të justifikuar rastet kur nuk kthen përgjigje pasi është një superhero…

E di që zhdukem shumë, nuk kthej përgjigje rregullisht dhe jam e distancuar. E vërteta është që, jam një super hero. 

Vetëm pak ditë më parë Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka ngritur mjaft dyshime për jetën e saj romantike me një video të postuar në TikTok. Reperja shfaqej duke u puthur në buzë një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.