Film & Tv Showbiz

Marcia Cross njofton vdekjen e babait të saj me fjalët më domethënëse!

Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Marcia Cross ka kujtuar babanë e saj, Mark, pas vdekjes së tij. 59-vjeçarja nderoi kujtimin e babait të saj nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instgram. Postimi i Cross përfshiu një fotografi të dyshes babë e bijë duke buzëqeshur të lumtur teksa kërcenin së bashku. Ajo shkroi:

Mark J Cross 1923-2021. Njeriu i pakrahasueshëm. Babai im. Dhe dashuria ime e parë dhe më e gjatë.

Shumë nga miqtë e famshëm të Cross shprehën ngushëllimet e tyre në pjesën e komenteve të postimit. Cross kishte një marrëdhënie të ngushtë me babanë e saj, i cili ishte një menaxher personeli në pension. Në gusht të vitit 2020, Cross ndau një fotografi të tyren të veshur me pizhama blu të kombinuar me njëri-tjetrin.

Babai im dhe ikona e modës. 97 vjeç dhe ai ende ka stil. Dashuri për të gjithë.

Për më tepër, aktorja ka postuar më herët dhe një fotografi të lumtur të tyren në një homazh për “Ditën e Baballarëve” në vitin 2019. Fotografia e Cross ishte e njëjta që u përdor në postimin e saj duke njoftuar vdekjen e tij. Në atë kohë ajo shkroi:

Një nga momentet më të lumtura të jetës sime. Duke kërcyer me babanë tim, ndoshta personi më i sjellshëm që kam njohur ndonjëherë, në dasmën time. 

Cross është nëna e dy vajzave binjake 14-vjeçare Savannah dhe Eden me bashkëshortin e saj Tom Mahoney. Çifti është prej kohësh i martuar që nga viti 2006.