Showbiz

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” fiton betejën me kancerin

Marcia Cross ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë ajo ka dalë fitimtare kundrejt betejës me kancerin anal.

Prej një kohe të gjatë ajo është shkëputur nga aktrimi dhe televizioni për shkak të trajtimeve intensive por njëkohësisht i ka mbajtur fansat të azhornuar me rrugëtimin e saj të vështirë.

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka postuar një ‘selfie’ në Instagram ku u shpreh se është shumë e lumtur që është gjallë dhe e shëruar ndërkohë që thekson se problemi që po has tani janë vetëm flokët e saj të rënë nga kemioterapia.

56-vjeçarja u ka kërkuar të gjithë ndjekësve të saj të ndajnë historinë e tyre të ngjashme dhe të mos kenë frikë apo ndrojë të tregojnë se janë duke luftuar me sëmundje të ngjashme.