Showbiz

Pse po loton kaq shumë ‘Make Up By Mario’?!

Ai quhet Mario Dedivanovic por të gjithë e njohin si “Make Up By Mario”. Me siguri të gjithë e njihni grimierin e famshëm shqiptar që ka punuar prej vitesh krah yjeve më të mëdhenj botëror e veçanërisht Kim Kardashian.

Shumë herë ai ka folur për ëndrrën e tij më të madhe, që të kishte një brand të vetin kozmetike produktet e të cilit do të shiteshin në dyqanet më të njohura në të gjithë botën siç është “Sephora”.

Sot, në ditën e tij të lindjes, grimieri i talentuar ka arritur të bëjë realitet këtë ëndërr fiks pas 20 vitesh.
“Në këtë kohë 20 vite më parë erdha në ‘Sephora’ me nënën time për të kërkuar punë. Tani këtu gjej produktet e mija të para” -shkroi ai në fotot e postuara në Instagram.

Mario publikoi një seri fotosh ku shfaqet duke qarë në sektorin e dyqanit ku tashmë gjenden produktet e tij të kozmetikës. Ai shfaqet tej mase i emocionuar teksa mamaja i qëndron pranë siç ka bërë gjithmonë.