Showbiz

Sa bukur Mario! Grimieri shqiptar dhe Kim Kardashian bashkojnë forcat për produkte të reja kozmetike

Mario Dedivanoviç është grimieri me origjinë shqiptare që u bë i njohur kur bëri Kim Kardashian të flasë shqip rreth dy vite më parë.

Prej 10 vitesh duke punuar për sipërmarrësen dhe ikonën e bukurisë, ai së bashku me Kim do të sjellin produkte të reja kozmetike në treg për të cilët mijëra njerëz nga e gjithë bota po shfaqin interes.

Ata do të lançojnë koleksionin e tyre të përbashkët të toneve të syrit dhe buzëkuqëve. Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë ata nëpërmjet postimit të 2 fotove në rrjetet sociale ku gjithashtu lavdërojnë njëri-tjetrin për punën e palodhshme dhe miqësinë e ngushtë në këto 10 vite.