Showbiz

Kim Kardashian mendon edhe për shqiptarët…

Ditë më parë u lajmërua nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale se Kim Kardashian dhe grimieri i saj me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanoviç do të bashkëpunojnë për krijimin e produkteve të reja kozmetike.

Mbrëmjen e kaluar dyshja nxorrën në treg paletën më të re të syve të quajtur “KKWxMARIO” dhe emrat e secilës prej ngjyrave ata i zbuluan fillimisht me anë të një fotoje në Instagram.

Edhe pse mund të duket si një lojë, vendosja e emrave për ngjyrat në paletë është një proces i rëndësishëm që kërkon kreativitet.

Mario, i cili prej 10 vitesh punon për Kim Kardashian, zbuloi se njëra prej tyre quhet “ALBANIAN” dhe ka një kuptim të veçantë për të dhe Kim.