Showbiz

Mariza Ikonomi flet për shkëputjen nga muzika

E ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Mariza Ikonomi ka folur për herë të parë për shkëputjen e saj muzikore.

Nëse prisni që së shpejti ajo të vijë me një projekt të ri, kjo gjë nuk ka për të ndodhur pasi momentalisht ajo ka vendosur të shkëputet.

Ajo u shpreh se kishte nevojë për një shkëputje për të bërë diçka ndryshe prandaj udhëtoi në të gjithë Europën Veriore ku edhe dha disa performanca.

Mariza nuk ka ndonjë arsye konkrete për shkëputjen e saj të gjatë nga muzika por rrëfeu se thjeshtë e ndjente që duhej të shkëputej dhe do ta bëjë këtë për një kohë të gjatë.