Sociale Sot Nuk Është e Hënë

“Martesa nuk është për të gjithë!” 5 tipe njerezish qe nuk duhet te martohen sipas Blerina Shehut

“Sot nuk është e hënë” përfundoi të hënën e sotme me një temë mjaft interesante. Me të ftuarën tanimë mike të emisionit Blerina Shehu u diskutua tema e martesës. Jo martesa si koncept vetëm, por cilët tipe njerëzish nuk duhet të martohen? Sipas studimeve, na tregon Blerina dhe Koloreto Cukali në një bisedë tepër interesante!

1. Njerëzit e papjekur

Tipat e papjekur e bëjnë një lidhje shumë të vështirë. Ata nuk duan të marrin përsipër përgjegjësitë e të rriturve, faturat, kreditë, etj. Ata duan vetem të dalin për dëshirën e tyre me shokë çdo ditë. Imagjinoni një martesë me dy tipe të tillë njerëzish, të dy të papjekur. Me krizën e larte të çiftit, secili do të akuzonte tjetrin, pa qenë i gatshëm të marri mbi vete përgjegjësite që i takojnë. Si fëmijë të llastuar do të vraponin në shtëpinë e prindërve për t’u ankuar për të metat e partnerit. Ky është shkaktari i shumë ndarjeve. Nëse një çifti të tillë i shtojmë edhe fëmijët, këtu çështja koklavitet. Jo sepse ata nuk do t’i duan fëmijet e tyre, por sepse nuk dinë të kujdesen për ta. I neglizhojnë dhe kjo bën që këta fëmijë të rriten para kohe duke ndërruar kështu rolet me prindërit.

2. Shpirtrat e lirë

Personat që e kanë të vështirë të krijojnë lidhje të gjata me një partner janë njerëzit me një shpirt të lirë. Për ta martesa duket si një burg dhe partneri si zinxhiri që i mban ata lidhur dhe nuk i lejon të zbulojnë gjërat e reja në jetë dhe të bukurën e saj. Këta lloj njerëzish kanë tendencën të tradhëtojne partnerin e tyre apo edhe të ndahen.

3. Njerezit me varesi ndaj alkolit apo substancave te ndryshme

Ata që nuk bëjnë dot asnjë ditë pa pirë alkool apo drogëra të ndryshme. Ata që i fshehin ose i zgjidhin problemet e tyre me një gotë alkool. Për më tepër, këta persona nuk janë kurrë vetvetja. Përdorimi i substancave të dëmshme i shndërron ata në qenie më të keqija, duke i bërë të reagojnë ne mënyrë jo normale apo edhe agresive ndaj partnerit.
Nga aspekti seksual, siç thotë studimi është thuajse fare aktive.

4. Njerëzit me probleme të pakurueshme të shëndetit mendor: depresion, etj

Nëse dikush ka vuajtur nga çrregullime të shëndetit mendor dhë është kuruar, ai mund të vazhdojë i qetë jetën ë tij. Problemi është kur një partner me këto probleme, e konsidëron veten mirë dhe mendon se nuk ka nevojë për trajtim. Ata kalojnë në luhatjë të shumta humori që prishin ekuilibrin e marrëdhënies duke shkaktuar drama të njëpasnjëshme.

5. Njerëzit që nuk e vrasin shumë mendjen për sigurinë ekonomike.

Ata që nuk e shohin të arsyeshme të kenë një punë të vazhdueshme për të ndihmuar në shpenzimet e familjes. Shkaqet ekonomike janë ndër shkaktarët kryesorë të divorceve. Shpesh, gratë janë ato që detyrohen të mbajnë familjen për shkak të kësaj situate.

Pra, martesa është një bashkim që edhe pa të gjitha problemet e mësiperme, nuk eëhtë e lehtë të mbijetojë. Për të qenë e suksesshme, duhet jo vetëm dashuri, por edhe përkushtim, përgjegjësi, komunikim, që çifti të zgjidh problemet e ndryshme që shfaqen gjatë lidhjes.

Dhe meqë jemi perpara pushimeve, ndërkohë që niseni gjithë entuziazem drejt brigjesh te virgjëra, ndoshta në kërkim të shpirtit binjak, kini kujdes të evitoni ata që përmendëm më siper. Nëse ju jeni njëri prej tyre, mos bëni propozime martese.