Celebrities Gossip Showbiz

Me fjalët më të bukura, Big Mama mbështet publikisht Arjolën!

Para disa javësh në “Big Brother VIP”, shtëpisë më të të famshme në Shqipëri ju shtua një banore e re dhe bëhet fjalë pikërisht për Big Mama-n. Këngëtarja njihet për natyrën e saj pa filtra dhe që thotë çdo gjë si e mendon. Mirëpo, në një debat që i ka fillesat që prej hyrjes së këngëtares në shtëpi me një tjetër banore, Antonelën duket se eskaloi spektaklin e mbrëmjes të së premtes që përfundoi me fyerje shumë të rënda nga ana e Big Mama-s kundrejt kësaj të fundit.

Jo vetëm kaq, por ajo kërcënoi duke thënë se do të përdorte edhe dhunë fizike. Nga ana tjetër, Antonela zgjodhi të qëndrojë e qetë duke mos agravuar më tej situatën.

Por, mesa duket edhe pas daljes nga shtëpia këngëtarja vazhdon ta ndjekë “Big Brother VIP” dhe së fundmi në rrjete sociale ka reaguar duke mbështetur publikisht miken e saj Arjolën.

Ke dhënë më shumë sec duhet nëse është reality show ti ke ardh me mesazhin, qëllimin dhe realitetin tëmd. Po ne jemi popull hyp se të vravam zhdryp se të vrava as ne vet nuk dim se çka duam.. Si do qoftë ka njerëz çka të duan e të ndjekin e të shohin se sa e sinqertë je ti. Po që dhe të jetë kjo loja jote, që edhe viktimizohesh po që dhe fokusohesh te historia yte të paktën ti jep mesazhin dhe shembullin ma të mir aty të një nëne dhe grua të fortë dhe nëse aktron mir… Të dua të mbështes deri në fund dhe unë e di mirë çfarë ti sakrifikon për t’i dhuruar fëmijve tu njӕ jetë më të mirë. Motra ime mos harro se zoti t’a çon jetën ashtu siç e ke zemrën. Unë besoj te ti e të dua me zemër, dua që ti të fitosh por nuk mund të hik sinqeriteti dhe aj dreq Ilir është shumë i fortë, ja bëftë hallall zoti durimin e inteligjencën që e ka. Suksese dashni.

Rikujtojmë se, pas daljes së Big Mama-s, ndjekësit filluan të dyshojnë se mos ndoshta largimi i saj ishte i planifikuar. Lidhur me këto spekulime në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, këngëtarja është shprehur:

Gjithë shoqërinë e kam patur në dasmë. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi, dhe për t’i takuar shkova aty. Nuk ka qenë e programuar aspak.

Big Mama sërish u shpreh se nuk është penduar për situatën që ndodhi dhe tregoi se kjo do të ishte hera e fundit që përmendte Antonelën.