Lifestyle

Me ju të fiksuarit pas fotove e kemi/Nëse doni të merrni sa më shumë pëlqime, shmangni veshjen me këtë ngjyrë…

Nëse ke plane të mëdha këtë fundjavë, duhet patjetër t’i dokumentosh ato në rrjetet sociale, apo jo? Por, para se të mbushësh InstaStory me momentet më të bukura, selfies në pasqyrë apo karaoke netëve të vona, sigurohu që të zgjedhësh një gjë të përshtatshme për kamerën. Dhe me këtë nënkuptohet ngjyra e duhur.

Ngjyrat, sipas ekspertëve, kanë rëndësi për 90 % të trupit. Ky është dallimi mes një fotoje që merr shumë pëlqime dhe një që “zë pluhur” në galerinë e fotove. Pra, cila është e duhura? Ngjyrat e zbehta, në përgjithësi, duhen lënë jashtë. Por e verdha, në mënyrë specifike, është një zgjedhje e përsëritur dhe shumë e vështirë për kamerën. Stilistja e shumë VIP-ave, Jeni Elizabeth, shprehet:

E verdha është një ngjyrë shumë e vështirë për të tërhequr pëlqime. E verdha është një ngjyrë e lumtur, e bukur dhe tërheqëse për sytë, por rreziku qëndron te këndvështrimet. Kjo ngjyrë mund ta tregojë edhe më të zbehtë personin në një foto. Ajo mund të të tregojë sikur je i sëmurë më shpejt sesa të tregojë se dukesh e mrekullueshme.

Pra, ky është përfundimi që nxjerrin ekspertët, para se të hedhësh një foto me ngjyrë të verdhë, shikohu një herë në pasqyrë: A është kjo ngjyra që duhet? A të bëjnë fotografitë e veshura me të verdhë të dukesh dhe të ndihesh e lumtur? Apo të bëjnë të dukesh si lëkura e një bananeje? Vendimi është në dorën tuaj.