Celebrities Gossip Showbiz

“Më ka shitur fotot pa lejen time!”, Jay-Z padit fotografin e tij

Jay Z së fundmi ka ngritur një padi ndaj fotografit të tij, Jonathan Mannion duke e akuzuar për përfitime personale pa lejen e tij. Padia përmban akuzën se, Mannion i cili ka bërë fotot e kopertinës së albumit “Reasonable Doubt”, ka shfytëzuar emrin dhe imazhin e reperit pa lejen e tij.

Më tej, në padi shtohet se Mannion ka përdorur fotografitë në website-n e tij personal për t’i shitur ato eksluzivisht duke fituar mijëra dollarë prej tyre. Avokati i tij ka treguar se Jay-Z nuk i ka dhënë kurrë leje të rishesë ato fotografi. Sipas padisë, reperi i ka kërkuar fotografit që të ndalojë së shituri ato imazhe, por ky i fundit ka refuzuar.

Teksa ka reaguar gjithashtu dhe avokati i Mannion, i cili u shpreh se:

Z. Mannion ka krijuar disa fotografi ikonike të Z. Carter përgjatë viteve dhe ndihet krenar që ato imazhe e kanë ndihmuar reperin të jetë ai që është sot. Z. Mannion ka një respekt maksimal për Z. Carter dhe artin e tij, për këtë arsye pret gjithashtu respekt nga ana e tij për ruajtjen e të drejtave të autorit. Jemi të bindur se ligji e ruan këtë të drejtë, prandaj do ta rishikojmë ankesën dhe to t’i përgjigjemi.