Celebrities Gossip Showbiz

“Më lër të flas” fillon në pak orë, njihuni me të ftuarit e episodit të sotëm!

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.

Në këtë episod të tretë të emisionit, vetëm pak më parë me anë të një promoje, vëllezërit Veshaj kanë zbuluar të ftuarit e rinj të kësaj jave. Këtë të premte do të jenë tre të ftuar, që do të vijnë me shumë të qeshura dhe me rrëfime ekskluzive, ku një ndër ta do të jetë pikërisht një nga reperat më të përfolur të momentit, Gjiko dhe dy bukuroshet që gjithashtu janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, Beniada Nishani dhe Megi Pojani.

Në episodin e kaluar në lojën tanimë pjesë të programit, ku nëse pjesëmarrësit nuk i përgjigjen pyetjeve duhet të konsumojnë një pije me shije jo të mirë, një e pathënë që kishte kaq kohë që pritej ishte arsyeja e ndarjes së Romeos nga Aleksia (ku pyetja u shtrua si arsyeja e ndarjes nga lidhja më e fundit) dhe aktori iu përgjigj pyetjes për herë të parë.