Celebrities Gossip Showbiz

Me makinën e mbushur me dhurata, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli surprizohen nga fansat!

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

Pas mbarimit të emisionit të djeshëm të “Dance with the Stars Fan Club”, i cili dihet tashmë se moderohet nga Kiara, çdo herë surprizat për të nga fansat nuk mungojnë. Këtë herë ka qenë edhe Luizi duke e suportuar partneren e tij nga prapaskena dhe më pas Kiara ka bërë një postim në Instagram, ku duket së bashku me Luizin dhe makina e tyre e mbushur me lule dhe dhurata nga fansat. Gjithashtu Kiara ka falenderuar Luizin

Kështu mbyllet dhe Fan Club për sot!  Faleminderit për dashurinë që na jepni çdo ditë. Na e keni zbukuruar jetën.
Faleminderit dhe bashkëshortint që s’më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Nga ana tjetër si Luizi, ashtu edhe Kiara dihet që janë përkushtuar në projektet e tyre televizive dhe jo vetëm dhe me siguri që pjesën më të madhe të kohës momentalisht ia kushtojnë karrierës. Ama së fundmi Luizi ka publikuar një foto dhe shkrimi në të duket se pohon faktin që Kiara është shtatzanë dhe për më tepër se janë në pritje të një vajze. Në Instastory Luizi ka postuar një foto ku shfaqet me punonjës sigurie dhe ajo çfarë ka shkruar ka rritur dyshimet.