Celebrities Gossip Showbiz

“Më mes të sheshit “Skënderbej”…”, çfarë i premtoi Luizi-Efit?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në debatin e zhvilluar në ‘Prime-in’ e sotëm në lidhje më përplasjen e vjetër të Efit me Kiarën, Luizi u shpreh se nuk i beson Efit dhe se ajo ka mashtruar disa herë dhe se ai beson Kiarën. Nëse Efi ka të drejtë, kur të dalin nga shtëpia dhe të kuptojnë të gjitha situatat, nëse deri tani është gabim Luizi do t’i kërkojë falje publike Efit në sheshin “Skënderbej”.

Do kesh falje publike në mes sheshit “Skënderbej”…

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Sigurisht që gjysmëfinalja e sotme do të jetë një natë e paharrueshme dhe ne do të mësojmë edhe emrin e finalistit të fundit. Të martën Dea Mishel u shpall finalistja e tretë pas Efit dhe Luizit, ndërsa banorët e tjerë Kristi, Nita dhe Qetësori shkuan në një televotim për të zgjedhur finalistin e fundit. Në lidhje me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen Cili banor mendoni se do të shpallet finalisti i katërt i “Big Brother VIP”? dhe rezultatet janë: Kristi (45%), Qetësori (30%) dhe Nita (25%).