Celebrities Gossip Showbiz

“Më mungon”, kujt ja dedikon këto fjalë të ndjera Rudina Dembacaj?

Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe së fundmi duket se është bërë nostalgjike nga malli për të atin. Pak minuta më parë, me anë të një Instastory ku dukej Rudina me të atin e saj të ndjerë, i cili është ndarë nga jeta, ajo ka shkruar:

Më mungon

Rikujtojmë se, siç e kishte lajmëruar dhe më herët, aktorja e humorit së fundmi ka vendosur për ceremoninë martesore, me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja, përmes një video në “Instastory”, ku tregon ftesën dërguar të ftuarve. Në të, tregohen të gjitha detajet e kësaj dite të veçantë për dyshen.

Vlen të theksohet se ceremonia do të zhvillohet më datë 1 tetor. Kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale.

Marku u ul në gjunjë duke i propozuar në mënyrën më tradicionale por shumë romantike Rudinës. Ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila ka postuar fotot e momenteve më të bukura të propozimit që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.