Celebrities Gossip Showbiz

“Më shtyu nga muri dhe tentoi…”, Françeska rrëfen sulmin nga një burrë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë, Françeska tregoi një histori të saj, ku një burrë në rrugë ka tentuar që t’i marrë telefonin. Banorja tregoi se në një moment personi në fjalë e ka shtyrë te muri, e goditur atë me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa sipas ban

Kam qenë një herë duke iku në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ngaqë po luftoja, ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me policë dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë më morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mes të rrugës mojores, policia e cila e pa sulmuesin nuk bëri asgjë për ta kapur atë.

Ditën e djeshme vajzat e shtëpisë kishin një mision nga Vëllai i Madh, ku  nuk duhej që të linin djemtë që të flinin. Françeska në një moment që ka parë Meritonin të shtrirë në krevat në dhomën e gjumit, ka shkuar dhe i ka hedhur ujë te këmbët në mënyrë që të mos e linte të flinte.