Celebrities Gossip Showbiz

“Më zgjove, mos fol me zë të lartë!”, Olta debaton me Gertin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Olta ka debatuar me Gertin mëngjesin e sotëm në lidhje me prishjen e gjumit. Ajo i kërkoi atij mos të flasë më me zë të lartë në mëngjes, pasi është duke e zgjuar çdo ditë. Gerti është shprehur se e bën instiktivisht dhe nuk është qëllimi i tij të shqetësojë atë. Ai shtoi se edhe ajo e i’a ka prishur shpesh herë gjumin duke folur me banorë të tjerë. Olta ka thënë se do ta rregullojnë të dy këtë gjë, duke i kërkuar sërish që mos të flasë më në mëngjes kur ajo është duke fjetur.

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.