Showbiz

Media greke fajson Shqipërinë për mos fitoren e Eleni Foureira, kjo e fundit u’a mbyll gojën të gjithëve

Ende nuk kanë përfunduar trazirat e vlerësimeve në Festivalin Europian të muzikës. Pas akuzave se jo të gjitha performancat ishin ‘live’ dhe pas reagimit të Ermal Meta-s për mos dhënien e 12 pikëve, akuza kanë ardhur edhe për Shqipërinë për humbjen e Eleni Foureira.

Mediat greke gjatë një interviste me këngëtaren e famshme janë shprehur se nëse Shqipëria do t’i kishte dhënë Qipros pikët e plota ajo do të kishte fituar “Eurovision” dhe jo të renditej e dyta.

Sa i përket kësaj deklarate Eleni u shpreh se mes 2 shqiptarëve të tjerë pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë.

“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash me këtë? Me dhanë 10 pikë, ishim tre shqiptarë dhe pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë, njëri do merrte 12 tjetri 10, vetëm për arsye patriotike dhe unë i falënderoj nga zemra shqiptarët sepse kur pash 10 pikët u gëzova jashtëzakonisht shumë”,– u shpreh ajo.