Showbiz

Media greke reagon negativisht ndaj fotos së Eleni Foureira dhe Eugent Bushpepa

Pak ditë më parë një foto e dy këngëtarëve shqiptarë që gjenden në Eurovizion, u bë virale pasi u shfaqën duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duart e tyre.

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira u bashkuan për të përshëndetur të gjithë publikun shqiptar e gjithashtu për t’i uruar suksese njëri-tjetrit në festivalin Europian.

Fotoja e cila bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua shumë pozitivisht nga publiku shqiptar duket se në shtetin grek ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Media greke dhe komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur të irrituar nga ky gjest i këngëtares e cila në Eurovizion përfaqëson Qipron.

Ata janë shprehur se ky simbol është fyerje për shtetin grek pasi Eleni edhe pse është me origjinë shqiptare nuk e përfaqëson atë në Eurovizion. Gjithashtu ata e kanë konsideruar provokim dhe tallje këtë gjest të patolerueshëm.