Showbiz

Melania Trump duke votuar, të gjithë sytë tek zonja e parë e SHBA-ve

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë janë ngjarja më e përfolur në mbarë botën që prej ditës së djeshme. Derisa numërimi i votave po shkon drejt fundit, në mediet ndërkombëtare po diskutohen edhe shumë detaje të tjera nga dita e votimit. Ka qenë Melania, bashkëshortja e presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump ajo që ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj.

Zonja e parë, votën e saj e hodhi në Florida. Ajo kishte zgjedhur të vishej me një fustan të bardhë me fije ari, të kombinuar me një çantë të brendit “Hermes” dhe këpucë “Christian Louboutin”. Pasi votoi, bashkëshortja e presidentit Trump i’u bashkua atij për të përcjellë procesin e zgjedhjeve nga Shtëpia e Bardhë.