Showbiz

Melania Trump, Zonja e Parë më e palumtur në histori

Të jesh Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, të kesh para, vëmendje dhe mundësi për të bërë gjëra të mëdha mesa duket nuk të çojnë drejtë lumturisë.

Shembulli perfekt për këtë është Melania Trump e cila çdo ditë e më shumë shfaqet e palumtur në ekran. Së fundmi “US Weekly” i ka kushtuar asaj një artikull në të cilin shkruhet se nëse Shtëpia e Bardhë nuk do të kishte rregulla strikte, ajo do të ishte larguar menjëherë që aty, ndoshta përgjithmonë ndoshta thjeshtë disa për pushime larg kaosit.

Skandali në të cilin kreu i shtetit është përfshirë me yllin e pornos, Stormy Daniels jo vetëm që e ka shqetësuar shumë Melania-n por ka krijuar një urrjetje për bashkëshortin e saj fatkeqësisht që i duhet ta përtypë.

“Ajo është shumë, shumë e palumtur me jetën e saj të re. Nëse do të mundte, do të zhdukej bashkë me djalin e saj larg Trump” -janë shprehur burime pranë saj për portalin e famshëm.