Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi na përlot me postimin më të fundit…

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalët më emocionuese.  Siç ka bërë edhe së fundmi ku teksa na ka treguar se ka vizituar varrin e saj, krahas ka shkruar: “U prehsh në paqe mamush!”

Padyshim si në çdo treg muzikor mes artistëve shpesh ka konflikte dhe së fundmi duket se një i tillë po ndodh mes Melindës dhe Kidës. E ftuar së fundmi në një emision në Kosovë, reperja u shpreh për këtë të fundit se kur e ka takuar Kida ka qenë shumë e ftohtë me të dhe për këë arsye janë bërë ‘unfollow’ në Instagram. Melinda gjithashtu u shpreh se stili i dikurshëm këngëtares i ka pëlqyer më shumë, ndërsa tani nuk është më e njëjta.

E pak ditë më parë teksa ka postuar disa foto ku shfaqet shumë provokuese në llogarinë e saj në Instagram, Kida duket se i është përgjigjur reperes.