Lifestyle Love & Sex

Mësojeni tani nëse nuk e dinit, ka disa ditë të caktuara kur jemi më të ‘etura’ për seks…

Ka një sërë faktorësh johormonalë që ndikojnë në dëshirën seksuale, ndërsa është vërtetuar shkencërisht se libido zvogëlohet me moshën, veçanërisht pas menopauzës. Por, një pjesë e vogël e studimeve që janë përpjekur të shikojnë ndryshimet në nivelet hormonale dhe dëshirën seksuale gjatë ciklit mujor kanë qenë kryesisht jobindëse.

Një studim i publikuar në revistën ‘Hormones and Behavior’ gjeti prova të një korrelacioni midis dy faktorëve. Nëse gratë nuk janë të disponuara për seks në fundjavë, ky nuk është problem. Hulumtimi i fundit thotë se ka një lidhje mes të bërit dashuri dhe ditës së javës apo muajit.

Libidoja e grave ndikohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa duket se dëshira e burrave për seks është gjithmonë e njëjtë, e fortë dhe gjithmonë e shprehur. Nëse keni menduar se gratë janë të predispozuara për marrëdhënie intime në fundjavë, atëherë e keni gabim. Në fakt, bëhet fjalë për ditë specifike të muajit.

Libidoja më e fortë është menjëherë para dhe gjatë ditëve pjellore, ose më saktë, shumë shpejt pas përfundimit të ciklit menstrual. Megjithatë, përveç hormoneve, dëshira për seks ndikohet nga një numër i madh faktorësh, duke përfshirë edhe ditën e javës. Hulumtimet e kryera në një kampion të madh grash beqare dhe atyre në një lidhje serioze, zbuluan se beqaret kryesisht do të kryejnë marrëdhënie seksuale të hënën dhe të mërkurën, ndërsa ato në një lidhje e lënë intimitetin për të premten ose të shtunën.