Politikë

Meta: Numri i lartë i fletëve të pavlefshme, kushdo ka të drejtë të dyshojë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta  doli sot në një konferencë pë mediat  ku falënderoi shqiptarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa tha se pjesëmarrja sipas tij arrin në 74%. Meta kërkoi hetim të fletëve të pavlefshme, ndërsa apeloi forcat politike të mos cënojnë më tej intergritetin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje keni një numër të paprecendentë të fletëve të pavlefshme. Kushdo ka të drejtë të dyshojë. Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti votimi, të numërohet e rinumërohet, pamjet janë është e lehtë për të parë ekspertizën nëse janë bërë dy kryqe nga e njëjta dore apo jo. U bëj thirrje forcave politike të mos cënojnë më tej intergritetin e procesin, e të numërojnë e rinumërojnë cdo votë.

Cdo krim zgjedhor e rëndon pozitën e atyre që do të përfshihen në krime të tilla. të mos merren me analiza të zgjedhjeve, po t’i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit në respekt të cdo vote. Ky është mesazhi im, i kërkoj KQZ e institucioneve të jenë në gatishmëri të këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, deri në shtator kur krijohen institucionet e reja. Nuk ka nevojë të bërtasë njeri hap kutitë, kutitë janë hapur me kod. Komisionerë numërues vëzhgues të përqëndrohen në këtë cështje.

Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që nuk voton ka bërë zgjedhjen e tij, por të votojë, të rri në radhë e t’i daë e pavlefshme për shkak të marifeteve e kalkulimeve kjo është e pafalshme.

Presidenti  Ilir Meta iu kërkon ndjesë të gjithë atyre, që kanë marrë mesazhe fyese, që sipas tij, janë dërguar nga një grup i struktura kriminal, gjoja në emër të Kreut të Shtetit.

Duke e cilësuar këtë një skandal, Meta tha se shumë shpejt do të nisë procedurat për hetim vendas e ndërkombëtar.

Së pari, dua ti kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese, gjoja në emër të Presidentit të Republikës, kryesisht gjatë ditës së djeshme, por ndoshta dhe më parë, ndoshta dhe në vazhdim, të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete publike, por edhe nga të njohur të Presidentit. Lidhur me këtë skandal, ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të presidentit, sot i kam dërguar kompanisë vodafon një kërkesë teknike dhe presim përgjigjen e saj. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit vendas e ndërkombëtar

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Meta theksoi se zgjedhjet kanë përfunduar por procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma. Me tej ai u shpreh:

Mos u çorientoni, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, dita e votimeve po, administrimi vazhdon, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat vetëm paraprak, për arsye sepse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, por ajo që është më e rëndësishme është se procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma