Showbiz

Michael Buble së shpejti baba për herë të tretë, zbulon gjininë e fëmijës

Këngëtari i famshëm Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Lusiana Lopilato në më pak se një muaj do të bëhen prindër për herë të tretë.

Pas kurimit të djalit të tyre Noah nga kanceri në mëlçi ata janë gati për një fillim të ri si familje dhe ku ka më mirë sesa të vijë në jetë një pjesëtar i ri.

Në një intervistë për “Today FM”, Michael ka konfirmuar për herë të parë se ai dhe Lusiana janë në pritje të një vajze e cila do të vijë në jetë pas 3 javësh.

Këngëtari theksoi se kjo është periudha më e lumtur për të dhe familjen e tij që pas kurimit të vogëlushit Noah nga kanceri.