Showbiz

Michael Douglas frikësohet se fëmijët e tij mund të bëhen vartës të substancave narkotike

Në një intervistë të dhënë së fundmi aktori i famshëm ka zbuluar frikën e tij më të madhe, faktin se fëmijët e tij mund të bëhen vartës të substancave narkotike dhe alkoolit.

Sipas 74-vjeçarit dy fëmijët e tij dhe të Catherine Zeta Jones, Dylan 18-vjeç dhe Carys 15-vjeçe mund të trashëgojnë të njejtat gjene dhe vese të prindërve të tyre e sidomos ato negativet.

Duket se këto varësi rrjedhin në familje pasi edhe paraardhësit e dyshes kanë patur probleme të mëdha me drogën dhe alkoolin madje ata kanë humbur disa të afërm nga mbidoza.

Douglas u shpreh se gjithmonë diskuton me fëmijët e tij rreth këtyre problematikave dhe shpreson që ata të mos kenë të njejtin fat si prindërit e tyre.