Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Mikela Pupa zbulon gjithçka në lidhje me ndarjen e saj nga Erioni: “Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë…”

E ftuar në episodin e sotëm të “Pardon My French” ishte Mikela Pupa e cila zbuloi arsyet e ndarjes së saj nga Erioni, me të cilin u njoh në programin e dashurisë “Për’puthen”, ekskluzivisht në TAR. Por lidhur me këtë romancë të përfunduar tashmë, ja si u shpreh Mikela.

Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty.

Ndërkohë, veç arsyeve të ndarjes, Mikela pranon se ndarja nuk ka qenë aspak e lehtë.

Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje…

Një tjetër person që Mikela njohu në program dhe duket se ende i ruan raportet, është pikërisht Efi, të cilën së shpejti do ta shohim te “Kepi i Tundimeve.”

Jam lumturuar që Efi do jetë atje. Nuk më erdhi inat. Është fiks një program për Efin. Nuk kishte sens të isha unë atje. Mezi po e pres që të fillojë që ta shoh.

Jo vetëm për jetën personale, por edhe për atë profesione u shpreh Mikela në TAR, teksa zbuloi se do të dëshironte të ishte pjesë e Top Media-s dhe madje ideja e një reality show do ta tundonte, se për kë bëhet fjalë, atë gjejeni ju…