Aktualitet Politikë

Ministrat e rinj të kabinetit Rama 3, mbi tavolinën e presidentit Begaj për dekretim!

Qeveria ka dërguar në presidencë emrat e ministrave të rinj propozuar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë kombëtare.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se dekretimi nga presidenti Bajram Begaj pritet të ndodhë të premten kur ai kthehet nga vizita në Kazakistan.

Nuk përjashtohet mundësia e betimit të ministrave të rinj po të premten. Ndërkohë, parashikohet një seancë e posaçme të hënën në parlament për votimin e tyre.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 4 shtator, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama njoftoi emrat e rinj përt drejtimin e disa ministrive.

U propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor.