Celebrities Gossip Showbiz

Miranda Kerr realizon ëndrrën e saj, bëhet nënë për herë të katërt!

Supermodelja e njohur Miranda Kerr është bërë nënë për herë të katërt. Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, duke treguar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Pierre. “Jemi të tejmbushur me gëzim nga lindja e rrezes sonë të diellit, Pierre Kerr Spiegel”-tha bukuroshja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miranda Kerr (@mirandakerr)

Miranda në një rrëfim të mëparshëm kishte treguar se e kishte ëndërr të ketë 3 djemë dhe me sa duket kjo iu realizua. 40 vjeçarja dhe bashkëthemeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, janë prindër të 2 fëmijëve të tjerë, Hart, 5 vjeç dhe Myles, 4 vjeç. Miranda është edhe nëna e Flynn, nga marrëdhënia me Orlando Bloom.