Showbiz

Miriam Cani në pritje të ëmbël, Alban Skënderaj ndan lajmin e bukur

Ata janë një ndër çiftet më të dashur të publikut të cilët së fundmi kanë rrëmbyer edhe një herë zemrat e të gjithëve falë lançimit të bashkëpunimit “Duamë”.

Ditën e djeshme, Alban Skënderaj ka qenë në një koncert në Prishtinë së bashku me Miriamin ku edhe ka ndarë një lajm mjaft të ëmbël.

Ai dhe Miriami do të bëhen prindër për herë të dytë. Pasi kënduan këngën “Dhurata”, këngëtari është ndalur duke thënë: “Unë sot këtë këngë dua t’ja dedikoj dikujt tjetër” ,-duke prekur barkun e Miriamit e cila buzëqeshte me shumë emocion.

Fakti që ata do të bëhen prindër sërish duket se ka ardhur në kohën e duhur për dyshen të cilët vetëm pak javë më parë i thanë njëri-tjetrit ‘Po’ pas 12 vitesh.