Showbiz

Miriami feston ditëlindjen, Albani ëmbëlson me urimin e tij

Këngëtarja e famshme shqiptare Miriam Cani njëkohësisht edhe ish trajnerja më e ëmbël e edicionit të dytë të “The Voice Kids” ditën e sotme feston ditëlindjen.

Mes qindra urimesh nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj ai që ka ngrohur zemrat është Alban Skënderaj, me fjalët e tij të ëmbla e të veçanta.

Ai ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku ata shfaqen në fesivalin e tij, të zhvilluar pak javë më parë; “Hapësira e një ëndrre”.

Bashkangjitur fotos këngëtari shkruan: “Kush na njeh e di që jam unë ai me fat, që ti je një bekim në jetën time dhe në familjen tonë, që pa ty unë nuk do isha ky që jam! Ti, që dhuron dashuri e përkushtohesh pa asnjë kusht, që duron çdo kapriço të karakterit tim jo të lehtë, që zbeh çdo pasiguri timen. Ti për mua nuk je as 1 në 7.6 miliard! Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemrës time, spiranca në qiellin tim! Kush na njeh e di që jam unë ai me fat! Gëzuar shpirt”