Gossip Showbiz

“Mjekët më hoqën shpresat për të jetuar”, rrëfehet aktorja e njohur!

Aktorja e njohur, Sharon Stone së fundmi ka rrëfyer detaje të pathëna më parë për jetën e saj personale. 63-vjeçarja ka treguar se vite më parë i ka shpëtuar për pak vdekjes. Në shtator të 2001, Stone pësoi një goditje në tru dhe mjekët i hoqën asaj të gjitha shpresat për të jetuar.

Sharon pati hemorragji cerebrale që zgjati për 9 ditë me radhë. Në një intervistë për “Today Sunday”, ajo ka kujtuar momentet e saj më të vështira që jo çdokush do të kishte guximin ta bënte. Ndër të tjera ajo tha:

Dhoma ishte shumë e qetë. Kur dhoma është shumë e qetë dhe askush nuk nxiton që të të shëroj, këtu e kupton se vdekja po afron dhe sa serioze është çdo gjë. Zbulova se unë nuk isha e vetmja që kam pasur këtë eksperiencë. Është shumë e thellë. Dhe unë e di se shkencëtarët ndiejnë se është diçka shkencore që ndodh. Dhe spiritualistët besojnë se është diçka spirituale. Personalisht unë jam me Ajnshtajnin, që beson tek të dyja.

Së fundmi rikujtojmë se aktorja shumë e talentuar, vendosi të bëjë publike disa nga pjesët e librit të saj autobiografik që mendohet se do të publikohet së shpejti. Në këtë libër, ajo vendosi të zbulojë se gjatë karrierës së saj ka patur disa ngacmime seksuale. Përpara disa kohëve, ylli i Hollywood-it zbuloi se cili aktor e ka puthur më mirë në setin e xhirimeve.