Celebrities Fashion Showbiz

“Moda është një udhëtim në kohë!” Nga adoleshenca e saj e deri sot, këto janë disa nga veshjet e Armina Mevlanit!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Armina është ndalur pak duke na treguar disa nga veshjet e saj që i kanë lënë më shumë përshtypje gjatë viteve, gabimet që ka bërë në modë, apo veshjet më të bukura. Ja se cilat ka zgjedhur ajo…

2006

Kjo është një foto e 2006, ku mund të kem qenë në vit të dytë gjimnaz. Jam me shoqen time të ngushtë, pas shkolle. Ajo ishte Regina George e “Mean Girls” e veshur me pink, kurse unë isha vajza rokere dhe jam munduar të bëj një ‘look’ rock. Kisha veshur një palë converse. Në fakt ato të kuqet duken si çizme të gjata, por unë kisha veshur çorape sipër xhinseve. Është një ‘look’ që kur e shoh tani kam nostalgji, por që nuk do ta vishja më kurrë.

2008

Këtu kam qenë në një festë dhe ky fustani i kuq ka qenë fustani im i preferuar, të cilin e kam veshur aq shumë sa e kam grisur. Unë në atë kohë shihja personazhin Rubi në serial dhe e kisha idhull, Ajo vishej me të kuqe dhe unë mundohesha të vishja fustane të kuqe, t’i bëja buzët e kuqe. Këtu e kam veshur me këto streçet e zeza sepse më dukej shumë seksi dhe në atë kohë doja të bija në sy sepse sapo kisha bërë 17 vjeçe.

2009

Këtu jam në Barcelonë. Kishim shkuar me shoqërinë me pushime dhe sapo kishim mbaruar mbrëmjen e maturës, kështu që imagjinojeni vetë që kanë qenë shumë qejf. Mundohesha që të mbaja një ‘look’ latin. Ky është një fustan i mamit tim, “Max Mara”, që unë e kam akoma dhe e vesh sepse më pëlqen shumë.

2010

Kam shumë kujtime nga 2010. Ka qenë një ndër vitet e mia më të bukura sepse kam përfaqësuar Shqipërinë si Miss. Dhe këtu sapo isha kthyer nga një vajzë që ishte pak më moskokëçarëse për veshjen dhe që nuk dinte të bënte makeup, në një vajzë që dinte të bënte makeup, të ecte mbi taka.

2015

Viti 2015 ka qenë kulmi sepse unë sapo kisha filluar të shkoja në Javët e Modës dhe isha veshur nga ‘brand’-i ku do të shkoja në sfilatë. Kjo foto ka qenë e shkrepur gati duke më shtypur makina, sepse kishte shumë trafik, kishte shumë lëvizje. Mbaj mend që ma ka kapur një nga fotografët dhe e kam gjetur në internet. Nuk më pëlqen shumë, nuk është shumë stili im, por nuk ka qenë një zgjedhje plotësisht e imja.

2016

Ky është fustani i kuq i Valentino-s që ka bërë namin kur unë kam prezantuar tek “Kënga Magjike” dhe unë do ja trashëgoj vajzës sime, nëse do të kem vajzë.

2020

Edhe ky ‘look’ ka qenë i gjithi i veshur nga stilistja ku unë po shkoja në sfilatë. Mund të them që ka qenë viti më i bukur sepse ka qenë para se të fillonte pandemia. Ka qenë shkurt 2020 dhe ka qenë Java e Modës e fundit që unë e kam shijuar shumë, sepse tani gjërat kanë ndryshuar.