Showbiz

Modelja e “Victoria’s Secret” shfaq barkun e stërmadh

Candice Swanepoel është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Modelja e famshme nga Afrika e Jugut bëri të ditur këtë lajm të gëzuar në muajin dhjetor me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale ku shkruante: “Krishtlindja erdhi më shpejt këtë vit”.

29-vjeçarja së fundmi është fotografuar duke shijuar pushimet në Brazil së bashku me të fejuarin e saj, modelin Hermann Nicoli dhe vogëlushin e tyre 2-vjeçar, Anacan.

Ajo duket e shëndetshme dhe e lumtur ndërkohë që e gjithë vëmendja shkoi tek barku i saj i stërmadh.