Showbiz

Gazetari shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Vitin e kaluar teksa ishte i ftuar në #thuajemepepsi, moderatori i njohur dhe folësi në radio, Blendi Salaj zbuloi se sa i lumtur është në krah të bashkëshortes së tij të cilën e ka njohur në Facebook.

Pak orë më parë ai ndau gëzimin e tij më të madh në familje. Bashkëshortja e tij Anora ka sjellë në jetë fëmijën e tyre që është vajzë.

Blendi ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet bashkëshortja e tij buzë detit duke mbajtur në krah vogëlushen.

“Gruaja ime e bukur dhe vajza e vogël e sapolindur, Era, duke kapur flladin e Adriatikut. Era është fëmija ynë i dytë” -shkruan gazetari përbri fotos së ëmbël.