BBV - Live nga shtëpia - NEWS Film & Tv Showbiz

Për herë të parë këtë të diel, banorët do të intervistohen nga moderatorët e Top Albania Radio brenda shtëpisë së “BBV”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)


Me kaq pikëpyetje që shumë prej nesh kanë në kokë, vjen dhe episodi i fundit i “Big Brother Live nga shtëpia”. Si kurrë më parë, banorët do të intervistohen ekskluzivisht nga moderatorët e Top Albania Radio. Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli do të jenë katër prezantuesit që do t’i bashkohen shtëpisë këtë të dielë në orën 15:00. Çfarë do të thonë ata mes njëri-tjetrit? Kush do të jetë fituesi? Këto e shumë të tjera, banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë të dielën në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Dinamikat në shtëpi ndryshojnë dita-ditës dhe debatet nuk kanë munguar edhe teksa jemi në ditët e fundit të këtij spektakli. Rrethi është ngushtuar dhe tanimë gara për finalen është bërë edhe më e fortë. Teksa janë zgjedhur tanimë dhe tre finalistët, Luizi, Efi dhe Dea, ethet janë të mëdha për të zbuluar finalistin e katërt mes banorëve që kanë mbetur. Kush do të jetë ai mes Qetsorit, Kristit dhe Nitës?