Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Kiara Tito po na zbulon surprizën për sezonin e ri televiziv?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Pas daljes nga “BBV2”, Kiara moderoi emisionin e shumëpërfolur të kësaj vere, “Kepi i VIP-ave”. Pas saj tashmë edhe pak ka ngelur për të nisur sezoni i ri televizim dhe Kiara është aluduar se mund të jetë moderatore tek “Për’puthen”. Ditën e sotme Kiara ka postuar në Instastory pak nga fustani i saj nga Valdrin Sahiti, ku të gjithë kanë menduar se nuk është një fustan dasme por ndonjë projekt e kështu aludohet se është duke xhiruar promon e një emisioni, i cili mendohet të jetë “Për’puthen”.

Ditën e sotme Kiara ka treguar se për të është një ditë shumë e veçantë, pasi janë dy festa të rëndësishme për të. E para është se prindërist e saj festojnë 30 vjetorin e martesës dhe e dyta se sot është edhe ditëlindja e mikeshës së saj më të ngushtë, Liesa Haxhiasllani.